“Goli” i Alban Hoxhës, gardiani i Partizanit në pritje të një fëmije me Çiljeta Xhilagën

  • 19 June 2020 - 11:23
“Goli” i Alban Hoxhës, gardiani i Partizanit në pritje të një fëmije me Çiljeta Xhilagën

Portieri i Partizanit, Alban Hoxha dhe këngëtarja Çiljeta Xhilaga, janë në pritje të ëmbël, pas plot 3 vitesh lidhje së bashku. Çifti i njohur i showbizit do të bëhet prind për herë të parë.

Mësohet se Çili është në muajin e parë të shtatzënisë dhe deri tani duket se gjithçka po shkon mjaft mirë.

Kujtojmë që Albani dhe këngëtarja kanë 2 djem nga martesat e mëparshme.

Ky do të jetë fëmija i parë që ata do të kenë së bashku.

(Kosova Sot Online)