“Dua të transformohem kokë e këmbë”- Ja si transgjinori me buzët më të mëdha fiton 5.000 dollarë në muaj: Operacioni që do i japë ‘gjoksin e ëndrrave’

  • 19 June 2020 - 11:44
“Dua të transformohem kokë e këmbë”- Ja si transgjinori me buzët më të mëdha fiton 5.000 dollarë në muaj: Operacioni që do i japë ‘gjoksin e ëndrrave’

Sofia Lips ka shpenzuar 50.000 paund në kirurgjitë plastike dhe nuk ka në plan që të ndalojë.

Deri tani ajo ka bërë shumë operacione plastike në buzë, faqe, mjekër, nofulla, ka bërë dy ndërhyrje në hundë, ka ngritur vetullat dhe ka bërë botox.

Por ajo dëshiron një transformim total nga koka deri tek këmbët.

Sofia është e gatshme që të zgjasë këmbët për të realizuar pamjen që ëndërron.

“Jam transgjinor dhe kam disa tipare në fytyrën time që nuk më pëlqejnë. Megjithëse kam disa vite që bëj ndërhyrje në fytyrën time, e di që është vetëm fillimi për mua,”- tha ajo.

Ndërsa më pas shtoi: “Po bëj një transformim të plotë nga koka tek këmbët. Dua ta kem fytyrën time si Pete Burns dhe Amanda Lapore.”

Sofia, nga Lancashire, shpreson që operacioni i saj i radhës, për të cilin po planifikon të udhëtojë në Florida, do t’i japë asaj “gjoksin e ëndrrave”.

Por për të arritur pamjen që ëndërron nuk është e lehtë dhe e lirë. Ndaj Sofia ka gjetur mënyrën e pazakonte për të fituar para.

Ajo fiton mijëra paund duke postuar foto online. Fillimisht Sofia nisi punë si eskortë, por e la pasi gjeti në mënyrë tjetër për të fituar para shtesë.

Janë vetë meshkujt që i kalojnë para në llogarinë e saj bankare pa bërë asgjë.

Ajo pretendon se disa burra thjesht kërkojnë ta takojnë afër një bankomati dhe e lejojnë të tërheqë sa para të dëshirojë.

“Disa burra janë shumë të çuditshëm,”- tha transgjinori.

Madje shton se ka marrë mesazhe romantike nga admirues të saj që i kërkojnë të martohen, i ofrojnë pushime falas dhe shopping.

(Kosova Sot Online)