Partnerë në jetë dhe jo vetëm! Anwar Hadid do të jetë pjesë e klipit të ri të Dua Lipës

  • G.G /
  • 19 June 2020 - 12:51
Partnerë në jetë dhe jo vetëm! Anwar Hadid do të jetë pjesë e klipit të ri të Dua Lipës

Prej një viti, këngëtarja shqiptare Dua Lipa po shijon romancën e saj me vëllain e motrave Hadid, Anwar-in.

Ata po jetojnë bashkë prej disa kohësh dhe janë bërë thuajse të pandarë.

Madje, Dua dhe Anwar s’do të jenë më vetëm partnerë në jetë, por edhe në projektet e këngëtares.

“The Sun” ka treguar se Anwar do të jetë model në klipin e ri të 24-vjeçares që po xhirohet së fundmi.

Bëhet fjalë për projektin e katërt të Duas nga albumi i saj “Future nostalgia”.

Menjëherë pas përfundimit të karantinës, këngëtarja dhe Anwar-i i janë futur punës dhe kjo është hera e parë që do t’i shohim në një projekt së bashku.

Shpresojmë që të mos jetë i fundit!

Vetëm disa ditë më parë, Dua dhe Anwar festuan përvjetorin e parë të lidhjes së tyre, duke e uruar njëri-tjetrin me fjalë dashurie në rrjete sociale.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

nothing sweeter than 365 days joint at the hip with you ë

A post shared by DUA LIPA (@dualipa) on

(Kosova Sot Online)