Magjistron drejtori Shkodran Tolaj: Asnjë vështirësi nuk ndalon arritjen e synimeve në jetë

  • A.P /
  • 19 June 2020 - 13:29
Magjistron drejtori Shkodran Tolaj: Asnjë vështirësi nuk ndalon arritjen e synimeve në jetë

Drejtori i Ansamblit Shtetëror të këngëve e valleve në Republikën e Maqedonisë së Veriut Shkodran Tolaj pas një përkushtimi dy vjeçar ka mbrojtur me sukses temën "Opereta dhe mjuzikël, forma e stile të reja muzikore në Evropë dhe Amerikë - depërtimi i tyre në Ballkan" me vlerësim maksimal, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Tolaj përmes llogarisë së tij sociale: Asnjë vështirësi nuk ndalon arritjen e synimeve në jetë. I lumtur që pas një pune serioze e të gjatë, mbrojta me sukses një temë të re tek ne “Opereta dhe mjuzikël, forma të stileve të reja muzikore në Evropë e Amerikë. Depërtimi i tyre në Ballkan”.

Image

Derisa nuk ka munguar edhe urimi i bashkëshortes së tij, profesoreshës dhe sopranos Besiana Mehmedi e cila në çdo sfidë gjendet pranë Shkodranit...

Sot shtëpisë sonë iu shtua një titull i cili paraqet një punë të gjatë dhe përkushtim dyvjeçar rreth një teme që për herë të parë u punua në rajon “ Opereta dhe mjuzikël, forma e stile të reja muzikore në Evropë dhe Amerikë- depërtimi i tyre në Ballkan” Mbrojtja praktike dhe teorike ishte brilante dhe vlerësimi me notë maksimale! Urime magjistër Shkodran Tolaj. Shumë krenare me ty!

Image

(Kosova Sot Online)