Alba e Big Brother bëhet nënë për herë të parë! Ndan foton e veçantë nga spitali

  • G.G /
  • 20 June 2020 - 11:02
Alba e Big Brother bëhet nënë për herë të parë! Ndan foton e veçantë nga spitali

Ish-banorja e edicionit të 8 të “Big Brother Albania”, Alba Çobaj është bërë nënë për herë të parë.

Me anë të një postim në Instagram, Alba ka bërë me dije se ka sjellë në jetë vajzën e saj që e ka quajtur Sofia.

“Nuk gjej fjalët ende të përshkruaj mrekullinë e atij çasti kur mjekët ma vunë sipër në kraharor dhe unë rilinda. Faleminderit Zot për këtë bekim që na dhe duke na bërë prindër të dashurisë sonë Sofia! Mezi pres të ndajë me ju videon e eksperiencës së lindjes që sigurisht ishte më e bukur në botë. Të duam shumë Sofia jonë e shpirtit. Mami Alba dhe babi Migeni të kanë arsyen e jetës.”

Alba dhe bashkëshorti i saj, Migeni, janë bashkë prej 3 vitesh, janë fejuar në muajin maj të vitit 2019 dhe në muajin tetor janë kurorëzuar me martesë.

Megjithatë, Alba preferon ta mbajë të fshehtë partnerin nga mediat, siç ka bërë gjatë gjithë kësaj kohe.

“Nuk kam dashur ta bëj publike deri në momentin e lindjes meqë jam pak supersticioze. Megjithatë duke qenë se jam drejt fundit, vendosa ta ndaj me ju këtë lajm që sigurisht për mua është më i bukuri. Dhe pse vetë jam person publik kjo nuk do të thotë që duhet të bëja publik dhe pjesëtarët e tjerë të familjes, siç është në këtë rast bashkëshorti. Kemi vendosur që ta shijojmë për vete gjithçka, siç shijuam të gjitha etapat e lartpërmendura.” – ka thënë ajo në një intervistë.

Megjithëse nga televizioni është shkëputur për shkak të shtatzënisë, ish-banorja tregon se mendon të kthehet në një moment të dytë, pasi mëmësia për të tashmë është parësore.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Nuk gjej fjalët ende ta përshkruaj mrekullinë e atij çasti kur mjekët ma vunë sipër në kraharor dhe unë rilinda. Faleminderit Zot për këtë bekim që na dhe duke na bërë prindër të dashurisë sonë Sofia ë Mezi pres të ndaj me ju videon e eksperiencës së lindjes, që sigurisht ishte me e bukura në botë. Falë përkushtimit dhe stafit të mrekullueshëm të maternitetit "Koço Gliozheni", falë mamive Nina, Moza dhe pjesës tjetër, gjithçka shkoi perfekt dhe u jam pafund mirënjohëse. Faleminderit dhe mjekut tim të besuar, Helidon Klosi, i cili e bëri rrugëtimin tim dhe të Sofias më të lehtë e më të bukur. Të duam shumë Sofia jonë e shpirtit ë Mami Alba dhe babi Migeni të kanë arsyen e jetës ë‍ë‍ë #babySofia ë #family ë‍ë‍ë

A post shared by Alba Çobaj (@albasarahcobaj) on

(Kosova Sot Online)