I veshur si Jack Sparrow, Johnny Depp gjen mënyrën më të veçantë për të surprizuar fëmijët në spital në Australi

  • G.G /
  • 20 June 2020 - 14:42
I veshur si Jack Sparrow, Johnny Depp gjen mënyrën më të veçantë për të surprizuar fëmijët në spital në Australi

I veshur si kapiteni Jack Sparrow, aktori i njohur, Johnny Depp ka vendosur të vizitojë fëmijët në spitalin e quajtur ‘Brisbane’s Queensland Children’s Hospital’ në Australi. Ndonëse aktori ka shkuar t’i takojë edhe më parë personalisht, kësaj here vendosi të kthehej si personazhi i njohur në film, për t’i sjellë gëzim të vegjëlve pas situatës së krijuar nga ‘Covid-19’.

57-vjeçari ka qenë më parë në këtë spital në vitin 2015 kur xhironte dhe filmin e tij, megjithatë që prej atëherë ai ishte shprehur: “Kanë kaluar disa vite qëkur kam qenë aty, me mungojnë dhe dua të shkoj t’i përshëndes”.

Depp u kujdes t’i përgjigjej të gjitha pyetjeve të fëmijëve gjatë kësaj vizite dhe t’i bënte ata për të qeshur.

(Kosova Sot Online)