Zbulohet detaje të reja nga bashkëpunimi mes Dafinës, Ledrit dhe Lumi B

  • G.G /
  • 22 June 2020 - 14:22
Zbulohet detaje të reja nga bashkëpunimi mes Dafinës, Ledrit dhe Lumi B

ë gjithë mezi po e presim këngën më të re të Ledri Vulës, Dafina Zeqirit dhe Lumi B dhe ja më në fund sot mësuam një gjë të re!

Kënga do të titullohet “Aman”, dhe do të jetë pjesë e albumit “Dafinë moj” i këngëtares së njohur. Lajmin e ka dhënë vetë Dafina përmes një postimi në Twitter, ku shprehet se kënga do të publikohet së shpejti.

Treshja fantastike duket se do të rikthehet fuqishëm këtë verë me një hit dhe regjistrimet për këngën e re kanë përfunduar.

Dafina publikoi disa pamje nga xhirimi i klipit, ku ndodhej me Lumi B. Look-i i veçantë i këngëtares me paruken e gjatë e bënte mjaft tërheqëse atë dhe s’kishte sesi të ndodhte ndryshe!

Një pjesë e xhirimeve të klipit kanë përfunduar dhe të gjitha gjasat janë që ai të publikohet në fund të muajit qershor.

Kënga bashkon Dafina Zeqirin me Ledri Vulën pas pesë vitesh, që nga bashkëpunimi i fundit me këngën “I Got Your Back” dhe me Lumi B pas hitit “Lule Lule” në korrik 2019.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

ë

A post shared by ë ë ë ë ë ë (@dafina.zeqiri) on

(Kosova Sot Online)