Tregon Adrola Dushi : “Babi më ka thënë edhe 10 burra të marrësh nuk të vij më në dasmë”

  • G.G /
  • 22 June 2020 - 16:36
Tregon Adrola Dushi : “Babi më ka thënë edhe 10 burra të marrësh nuk të vij më në dasmë”

E ftuar në një emisionin  bukuroshja Adrola Dushi ka folur pa dorashka për jetën e saj personale.

Modelja ka rrëfyer jo vetëm për jetën e saj në Shtetet e Bashkuara dhe karrierën si modele, por edhe për të kaluarën në Rrëshen dhe fillimin e vështirë kur nisi punë në Tiranë.

Adrola tregoi se ishte një vajzë thuajse “e burgosur” nga familja e saj, me dy vëllezër që e ruanin gjatë gjithë kohës nga meraku për të.

Mirëpo, në jetë ndodhin edhe gjëra që të tjerët s’i kontrollojnë dot, siç ishte divorci i modeles.

Bukuroshja pranoi se megjithëse familjarët e saj e kanë kuptuar që ishte vendimi i duhur, sërish e vuajnë faktin që ajo është ndarë.

E pyetur nga Dojna nëse familja e saj ëndërron ta shohë sërish me fustan të bardhë, Adrola u shpreh duke qeshur:

“Nuk di ça të them, të betohem! Më ka thënë babi ‘edhe 10 burra po të marrësh unë nuk të vij më në dasmë’, domethënë nuk i kam shumë mirë punët me fustanin e bardhë”.

Megjithatë, modelja shtoi se ajo dhe ish-partneri, Adisi, ishin në moshë shumë të vogël asokohe, ndaj nuk i vë faj askujt.

Për më tepër Adrola tregoi se tashmë që i biri, Troi, ka shkuar të jetojë me të në SHBA, ajo është më e qetë dhe më e lumtur.

Ndër të tjera, ajo rrëfeu se përsa i përket një romance të re, nuk ka asgjë në horizont. Megjithatë Adrola pranoi se ende beson në dashuri dhe është në pritje të princit të kaltër.

(Kosova Sot Online)