S’i shpëtoi dot trendit të momentit! S’do të donit ta humbisnit këtë foto të Encës në versionin mashkull!

  • G.G /
  • 23 June 2020 - 10:40
S’i shpëtoi dot trendit të momentit! S’do të donit ta humbisnit këtë foto të Encës në versionin mashkull!

Thuajse nuk ngeli personazh publik pa provuar njëherë trendin e momentit, duke ndërruar gjini në foto nëpërmjet aplikacionit “Face App”.

Këtij trendi nuk mund t’i shpëtonte as këngëtarja Enca Haxhia, ndjekësit e së cilës kanë ndarë në rrjete sociale foto të këngëtares së “shndërruar”.

Vetë Enca ka ripostuar në InstaStory foton e saj në versionin mashkull dhe madje e ka edhe një koment epik për veten e saj:

“T’merrkam në qafë edhe si çun.”- janë fjalët e këngëtares krahas postimit.

Si ju duket ju?

Së fundmi, Enca është rikthyer fuqishëm në muzikë dhe vetëm disa ditë më parë bëri namin me këngën më të re të titulluar “Ku mete”.

Madje, ajo po përgatit edhe një bashkëpunim me reperin e ri shqiptar, Don Xhoni, i cili pritet të dalë këtë verë.

Ne jemi të bindur se surprizat e këngëtares nuk do të përfundojnë me kaq. Mbetet vetëm të presim!

(Kosova Sot Online)