“Jam më e padashuruar se kurrë”- Ronela Hajati konfirmon ndarjen nga Young Zerka: Gjeta vetveten, është e kotë të kërkojmë gjëra që …

  • G.G /
  • 23 June 2020 - 15:17
“Jam më e padashuruar se kurrë”- Ronela Hajati konfirmon ndarjen nga Young Zerka: Gjeta vetveten, është e kotë të kërkojmë gjëra që …

Ronela Hajati ka konfirmuar ndarjen nga partneri i saj prej shumë vitesh Young Zerka.

Këngëtarja e njohur është shprehur se është më e padashuruar se asnjëherë tjetër dhe aktualisht është e fokusuar tek puna.

Ronela tha se izolimi e ndihmoi të rigjejë veten dhe t’ia nisë punës.

Ajo theksoi se është e kotë të kërkojë gjëra për të cilat nuk e di nëse do ndodhin ndonjëherë.

“Jam çuditërisht më e padashuruar se asnjëherë dhe jam vetëm, e fokusuar tek puna. Kjo karantina më ka ndihmuar shumë të rigjej vetveten, t’ia rinis punës me shpresën që Zoti i di të gjitha, i ka shkruar disa gjëra për ne. Ndonjëherë është e kotë të kërkojmë gjëra që nuk e dimë nëse do të bëhen ndonjëherë,”– tha këngëtarja.

(Kosova Sot Online)