Labi dhe Afrimi që organizuan edhe protestë, i gëzohen vendimit për dasmat, këto janë reagimet

  • E.K /
  • 23 June 2020 - 23:20
 Labi dhe Afrimi që organizuan edhe protestë, i gëzohen vendimit për dasmat, këto janë reagimet

Këngëtarët Labinot Tahiri dhe Afrim Muçiqi, të cilët edhe organizuan protestë para disa dite ku kërkuan që qeveria ta shfuqizojë vendimin në mënyrë që të lejohet organizimi i dasmave, i gëzohen këtij vendimi të cilin sonte e mori qeveria.

Labinot Tahiri përmes një shkrimi në Facbook uroi dasmorët duke falënderuar zëvendëskryeministrin, Besnik Tahiri dhe ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemajn.

Derisa homologu i tij dhe bashkëorganizuesi i protestës, Afrim Muçiqi, pas vendimit tha se shpreson të kalojë kjo pandemi dhe iu gëzua rikthimit të normalitetit.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme mori vendim edhe për çështjen e tubimeve në fushën e gastronomisë. Në këtë mbledhje u vendos që nga data 1 korrik të hapen restorantet për mbajtjen e dasmave, gjithherë në koordinim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK).

Lajmin  e ka konfirmuar zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Besnik Tahiri.

“Mund t’ua konfirmoj se nga data 1 korrik është marrë vendim të hapen të gjitha restorantet për organizimin e dasmave”, ka thënë Tahiri.

Ndërsa, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, tha se nesër do të fillojë hartimi i një udhëzuesi me rekomandime për masat që duhet të merren lidhur me këto organizime.

“Nga nesër, do të fillojmë me hartimin e një udhëzuesi që do të jetë publik për të gjithë. Ky udhëzues do të hartohet në bashkëpunim të plotë me Ministrinë e Shëndetësisë dhe me rekomandime të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike”, tha Krasniqi për Express.

(Kosova Sot Online)