Trendi veror 2020/ Këto 5 femra të njohura shqiptare janë “fiksuar” me këtë model flokësh

  • G.G /
  • 24 June 2020 - 09:21
Trendi veror 2020/ Këto 5 femra të njohura shqiptare janë “fiksuar” me këtë model flokësh

Mund të themi se kemi arritur në hapjen e sezonit veror 2020 dhe sigurisht VIP-at janë ata që marrin vëmendjen më të madhe. Hite pafund, projekte të ndryshme, koncerte dhe së fundmi, por jo më pak e rëndësishmja ndryshimi drastik i stilit të flokëve tërheqin gjithmonë vëmendjen. Gjatë këtyre kohëve kemi vënë re një trend të ri tek bukuroshet e showbiz-it shqiptar. Të 5-ta kanë vendosur që të stilojnë flokët e tyre me gërsheta.

Së pari kemi vënë re Encën, e cila floket e saj të gjatë dhe të bukur përveçse i ka stiluar në gërsheta, gjithashtu dhe i ka lyer me nuanca rozë.

Sikur ta kishin bërë me fjalë, këngëtarja Rina gjithashtu i ka stiluar flokët në të njëjtin model si Enca, por me ngjyrë të kuqe.

E radhës është Dafina Zeqiri, ylli i muzikës që gjithnjë na befason me stilin e saj, shkëlqen edhe me gërsheta.

Gjithashtu Çiljeta i ndjek gjithmonë trendet e fundit dhe këngëtarja është shfaqur në postimet e fundit me flokët gërsheta, të cilat i shkojnë shumë.

Ndërkohë dhe këngëtarja bukuroshe Keisi Medini e ka ndjekur këtë “trend” të yjeve shqiptare.

(Kosova Sot Online)