Meghan Markle dhe Princ Harry prindër për herë të dytë?

  • G.G /
  • 24 June 2020 - 09:23
Meghan Markle dhe Princ Harry prindër për herë të dytë?

Mediat britanike i kanë befasuar të gjithë me lajmin se Meghan Markle dhe Princ Harry do të bëhen prindër për herë të dytë. Burime të ndryshme shprehen se dukesha do ta bëjë vogëlushin Archie me një motër ose vëlla.

Një tjetër fakt që ata nënvizojnë është se Meghan në fotot e videot e fundit shfaq vetëm fytyrën e saj. Edhe pse ky lajm po qarkullon me shpejtësi, asgjë nuk është konfirmuar nga Meghan apo Harry.

Kujtojmë se ata kanë hequr dorë nga statusi mbretëror dhe janë zhvendosur prej muajsh në Kanada.

(Kosova Sot Online)