Antoneta&Anduel dy zemra që po shkëlqejnë te 'Përputhen'

  • A.P /
  • 24 June 2020 - 13:03
Antoneta&Anduel dy zemra që po shkëlqejnë te 'Përputhen'

Ka muaj që në kuadër të emisionit "E Diell" transmetohet edhe reality shou "Përputhen", i cili ka arritur të marrë vëmendjen e publikut mbarë shqiptar, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Image

E si në çdo shou tjetër edhe te "Përputhen", dikush shkëlqen më shumë, në këtë rast zemrat e publikut shqiptar i kanë fituar dy konkurentë: Antoneta Koci dhe Anduel Dailani - të cilët me dashurinë, pozitivitetin dhe intelektin që posedojnë kanë arritur ta bëjnë diferencën nga konkurtentët e tjerë.

Image
Image

Nga komentet e shumëta që shohim në rrjetet sociale publiku i shikon si çift ideal që përputhen, megjithatë se a do të ketë fundin e lumtur telenovela Antoneta&Anduel mbetet të shihet gjatë kësaj të Diele.

Një gjë është e sigurt, nga ky emision do të mbahen mend ky çift si më i dëshiruari dhe më i votuari nga publiku.

Image
Image

(Kosova Sot Online)