“Rritja e tyre, më e vështirë se puna që bëj”- Gruaja rrëfen si iu kthye punës si eskortë pas lindjes së fëmijëve: Kur u tregova …

  • G.G /
  • 26 June 2020 - 15:39
“Rritja e tyre, më e vështirë se puna që bëj”- Gruaja rrëfen si iu kthye punës si eskortë pas lindjes së fëmijëve: Kur u tregova …

Një nënë e dy fëmijëve ka zbuluar sesi i kthye punës si prostitutë pasi bëri dy fëmijë.

Ajo tha se rritja e një fëmije është më e vështirë se sesa puna që bënte.

Madison Ashton, e njohur si Christine McQueen, rrëfeu sesi kujdesia për fëmijët dhe karriera e saj si punëtore seksi mund të bëhen njëkohësisht.

“Kur erdhi koha për tu treguar fëmijëve të mi për profesionin tim, nuk është se u bë ndonjë zbulim i madh. Vajza ime ndjeu diçka të çuditshme kur ishte rreth 14 vjeç ndërsa djali e mësoi në gazetë. I dua shumë fëmijët e mi dhe ndjeja se nuk do respektohesha asnjëherë si nënë,”- tha ajo.

Ndërsa shtoi: “Kur u bëra me djalin dhe vajzën hoqa dorë nga ky profesion për të bërë një tjetër jetë. Por zhgënjimet që pësova më bënë që të rifilloj punën si punonjëse seksi. Duhet të siguroja ushqim dhe të rrisja djalin e vajzën. Njerëzit mendojnë se prostitucioni është një punë e tmerrshme, traumatike, por sinqerisht mendoj se rritja e fëmijëve të mi ishte më e vështirë. Unë punoja natën dhe më pas duhet të isha në mëngjes herë në shtëpi për ti përgatitur fëmijëve mëngjesin. Përpiqesha të flija gjatë ditës por kurrë nuk është aq i qetë sa gjumi i natës.”

Gruaja shtoi se është mirënjohëse për punën që bën pasi i siguron të ardhura.

“Kur i shikoja fëmijët e mi duke fjetur mendoja se duhet të punoj më shumë për ta,”– tha ajo.

“Kur vajza ime ishte rreth 14 vjeç, ajo ndjeu diçka të çuditshme dhe vazhdonte të pyeste: “Si e takove babanë tim?” Unë e kisha takuar gjatë punës si prostitutë, ishte klienti im. Historia për njohjen e babait të saj vazhdonte të ndryshonte ndaj ishte e vështirë për mua,”- u shpreh gruaja. “Vajza më pyeti nëse isha striptiste por ia mohova, duke i treguar që punoja si eskortë.”

Ndërsa djali i saj e mësoi kur ishte adoleshent pasi emri nënës së tij u përhap në gazetë.

“Nuk e kisha idenë çfarë i bëra atij. Disa nga fëmijët në shkollë e ngacmonin. Por ai e ka pranuar profesionin tij por nuk i pëlqen të mësojë për të,”- përfundoi Madison.

(Kosova Sot Online)