Aktorja e famshme e filmave të fëmijërisë po bëhet nënë për herë të parë!

  • 26 June 2020 - 22:06
Aktorja e famshme e filmave të fëmijërisë po bëhet nënë për herë të parë!

Aktorja e njohur Emma Roberts po bëhet nënë për herë të parë! Ylli i “The American Ho rror Story” është në pritje të një bebushi me partnerin e saj, Garrett Hedlund. Ky lajmi bukur është bërë i ditur nga burime të afërta pranë çiftit për “Us Weekly”.

29-vjeçarja dhe 35-vjeçari po presin fëmijën e parë së bashku dhe ende nuk dihet ç’gjini ka bebushi. Lajmi i pritjes së ëmbël vjen pas më shumë se një viti që Emma dhe Garrett nisën të dilnin së bashku. Në muajin mars të vitit që lamë pas, ata u panë për herë të parë në publik me njëri-tjetrin. Asokohe, Roberts i kishte dhënë fund marrëdhënies së saj me ish-të fejuarin prej 7 vitesh, Evan Peters. Gjithashtu, Garret ishte ndarë nga lidhja 4-vjeçare me Kirsten Dunst. Çifti ende nuk e ka konfirmuar publikisht lajmin e bukur të shtatzënisë.

(Kosova Sot Online)