Gati për të shijuar verën 2020, Zaimina ngrit temperaturat me pozën në bikini

  • G.G /
  • 27 June 2020 - 11:11
Gati për të shijuar verën 2020, Zaimina ngrit temperaturat me pozën në bikini

Ditët e fundit personazhet e njohur të ‘showbiz-it’ shqiptar kanë treguar se kanë nisur të pushojnë pas një periudhe të gjatë izolimi, duke shijuar tani të gjitha bukuritë që ofron natyra dhe bregdeti shqiptar.

Edhe këngëtarja e njohur, Zaimina Vasjari e cila vitet e fundit ka qenë më shumë e fokusuar tek familja e saj, ka treguar me anë të disa fotove se ka nisur të pushojë.

“Më në fund pushime”, ka shkruar Vasjari krah fotove ku shfaqet me bikini në jaht buzë detit.

Zaimina shfaqet mjaft tërheqëse me rrobat e banjës në ngjyrë rozë që kombinohen më së miri me pamjen e saj prej bruneje.

Kujtojmë se disa ditë më parë, Vasjari ndau disa fotografi edhe nga ditëlindja e saj e cila si çdo vit edhe kësaj here e gjeti pranë më të shtrenjtëve të saj, bashkëshortit Klodi dhe vajzës së vogël, Khloe.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Finally vacation ë

A post shared by ë ësë (@zaimina_vasjari) on

(Kosova Sot Online)