Çdo vajzë do ta ëndërronte një urim ditëlindjeje nga vjehrra si ai që i bëri nëna e Gjikos, Elitës

  • A.P /
  • 29 June 2020 - 07:09
Çdo vajzë do ta ëndërronte një urim ditëlindjeje nga vjehrra si ai që i bëri nëna e Gjikos, Elitës

Marrëdhënia nuse-vjehrrë ndonjëherë është e komplikuar, por ka raste kur nusja me vjehrrën shkojnë si shoqe. Me sa duket, e tillë është marrëdhënia e Elita Rudit me nënën e Gjikos.

Moderatorja feston sot ditëlindjen dhe vjehrra i ka dedikuar urimin më të bukur, që çdo nuse do ta kishte zili.

“Nusja jonë e bukur Elita sot feston ditëlindjen. I urojmë jetë të gjatë dhe të lumtur me shëndet, duke i thënë që e duam shumë”, -ka shkruar vjehrra e Elitës, Lirije Gjikolli, para se të ndante edhe një dedikim special në Instagram Stories.

Image

“Një shoqëri si asnjë tjetër që prej fillimit. Një lidhje që rrjedh nga thellësia e zemrës sime. Nuk ka mënyrë tjetër për ta thënë, ishte një ëndërr e bërë realitet u bëre nusja ime.”

Kush nuk do ta donte një marrëdhënie të tillë me vjehrrën?!

(Kosova Sot Online)