Menxheri i BabaStars shërohet nga COVID-19

  • E.K /
  • 29 June 2020 - 17:34
Menxheri i BabaStars shërohet nga COVID-19

Dekorim Sahiti ka marrë dritën jeshile për përfundimin e izolimit.

Dekorim Sahiti menaxheri i labelit ‘BabaStars’ afro dy javë më parë ishte konfirmuar si infektuar nga virusi COVID-19.

Por para pak minutave ai publikoi një postim në rrjetin social Facebook ku njofton se ka marrë lajmin nga Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike, se ka përfunduar ditët e vetë izolimit.

Sapo e mora lajmin nga Instituti Kombëtar për Shëndetësi Publike që i kam përfunduar ditët e vetë-izolimit të përcaktuara nga OBSH dhe IKSHP dhe se nga sot jam Negativ ndaj Covid-19.

Së pari dua ta falënderoj tej mase gruan time Adean e cila përkundër që rezultoi negativ në test më qëndroi afër deri në shërim. Një falënderim të madh për familjet tona, vëllezërit e mi që gjithmonë i kam afër dhe ma lehtësojnë çdo vështirësi të jetës.

Faleminderit bashkëpunëtorëve të mi që nuk e ndalen asnjëherë punën dhe kujdesin ndaj meje.

Faleminderit të gjithë shokëve dhe shoqeve të cilët u kujdesën për shëndetin tim dhe gjendjen time emocionale.

Jeta është sprovë dhe duhet ballafaqohemi me të, shpresoj që sa më shpejtë të kalojë kjo gjendje për të gjithë dhe të kthehemi në normalitet.

Nga sot mos u frigoni me më fol.

(Kosova Sot Online)