Megan Fox shkëlqen në darkë me të dashurin e ri

  • E.K /
  • 29 June 2020 - 21:05
Megan Fox shkëlqen në darkë me të dashurin e ri

Megan Fox dhe reperi Machine Gun Kelly shijuan një mbrëmje së bashku në Malibu.

Romanca e re e Megan Fox me Machine Gun Kelly vazhdon të ‘nxehet’ ndërsa çifti fillon mbrëmjet në takime në LA, shkruan DailyMail.

Mbrëmjen e së enjtes ata u drejtuan për në vendin e preferuar të tyre në Nobu, Malibu, ndërsa u panë dorë për dore pas darkës romantike.

E ëma e tre fëmijëve, ishte veshur me një palë pantallona të zi prej lëkure, bluzë dhe xhaketë të zezë.

Në anën tjetër, reperi ishte veshur kuq e zi. Ata darkuan në tarracën tek Nobu, i cili ka pamje mahnitëse të oqeanit mbi Malibu,

Dyshes më vonë në darkë i është bashkuar një tjetër çift dhe biseduan derisa perëndoi dielli.

Megan filloi së fundi lidhjen me Machine Gun Kelly, pas ndarjes nga Brian Austin Green. Thashethemet për lidhje mes tyre filluan që kur modelja ishte pjesë e klipit të reperit.

(Kosova Sot Online)