Pamje për të mos u humbur! Brenda festës magjike të ditëlindjes së Khloe Kardashian

  • G.G /
  • 30 June 2020 - 12:11
Pamje për të mos u humbur! Brenda festës magjike të ditëlindjes së Khloe Kardashian

Ylli i “Keeping Up with the Kardashians”, Khloe, festoi 36-vjetorin e lindjes së saj.

Megjithëse në kohë pandemie, bukuroshja s’mund ta linte këtë ditë speciale të kalonte pa një festë ditëlindjeje.

Pavarësisht se lista e të ftuarve ishte e kufizuar, në fakt organizimi i bë gjigant!

Në rrjete sociale 36-vjeçarja ka ndarë momente nga festa magjike ku mbizotëronte ngjyra rozë dhe pamjet duken si një përrallë.

Për më tepër, për të gjithë të ftuarit ishin përgatitur maska për të parandaluar përhapjen e Covid-19, me fytyrën e Khloe-s!

Të gjitha detajet ishin përgatitur me kujdes të veçantë dhe ambienti rrethohej nga tollumbace e trëndafila të panumërt.

Me look-un e ri me flokët brun, Khloe ka pozuar pranë personave të saj të dashur, ndërsa krahas postimit shkruan “Familje”.

Mes galerisë së fotove të familjes nuk mungoi edhe poza e ish-it të Khloe-s, Tristan Thompson.

Ende nuk dihet në ç’fazë të marrëdhënies janë bashkë, mirëpo duket se skandali i tradhtisë u la pas.

Madje, Tristan i bëro Khloe-s një goxha urim për ditëlindje, duke na i shtuar akoma më shumë dyshimet për raportin e tyre.

(Kosova Sot Online)