Për ju që menduat se Getoari ka veshur rrobat e Marinës në klipin e ri, jua tregojmë ne si qëndron puna!

  • G.G /
  • 01 July 2020 - 13:55
Për ju që menduat se Getoari ka veshur rrobat e Marinës në klipin e ri, jua tregojmë ne si qëndron puna!

Ditën e djeshme Ghetto Geasy dhe Majk lançuan këngën e re të titulluar “Zhytem” (Je t’aime), e cila bëri namin në rrjet.

Një këngë ritmike që u bë fiks për këto ditë të nxehta, të cilës po i japim pafund replay.

Mirëpo, fansat kanë vënë re një detaj paksa “të çuditshëm” në klip.

Getoari shfaqet me një robdeshamber Versace në ngjyrë të zezë, me motive të verdha tek rripi lidhës dhe duart.

Në fakt, me këtë robdeshambër kemi parë më herët Marinën në një foto të vjetër të çiftit, ndaj shumë njerëz kanë menduar se Geti ka veshur të njëjtin.

Por nëse mendoni se reperi vesh rrobat e gruas, e keni gabim!

Robdeshamberi Versace i cili kushton 390 euro është i njëjtë për të dyja gjinitë.

Duket se Getoari dhe Marina kanë një komplet “matchy-matchy” me njëri-tjetrin.

Në fakt, edhe vajzat në klip kanë veshur robdeshamber të tillë, duke u kombinuar së bashku në këngën e re.

U sqaruam tani?

(Kosova Sot Online)