Morena Taraku i jep fund lidhjes? Këngëtarja bën deklaratën: Dashuria është ajo çfarë kërkojmë

  • G.G /
  • 02 July 2020 - 10:09
Morena Taraku i jep fund lidhjes? Këngëtarja bën deklaratën: Dashuria është ajo çfarë kërkojmë

Morena Taraku pak kohë më parë u shpreh se është në një lidhje dashurie.

Por deklarata e saj e fundit la të nënkuptohet se romanca nuk ka zgjatur shumë dhe është ndarë.

Në një postim në Instagram, Morena tha se fakti që është single nuk do të thotë që është e dobët por meriton më shumë.

“Të jesh single s’do të thotë që je i/e dobët, do të thotë se je i fortë mjaftueshëm për të pritur atë që meriton,”- shkruhet në statusin e saj.

Ndërsa në një postim të mëparshëm, u shpreh se kërkon dashuri.

“Dashuria është ajo çfarë kërkojmë,”– shkruhej në postimin tjetër të Morenës.

Rreth një muaj më parë, ajo u shpreh se ishte në një lidhje dhe e lumtur ndaj u kërkoi njerëzve të mos flisnin më për këtë temë.

“Jam në një lidhje dhe jam e lumtur. Kështu që boll folët kot,”– shkroi ajo.

(Kosova Sot Online)