Sërish me Ijen në krahë, Bes Kallaku sjell projektin e radhës me më të shtrenjtën e tij

  • G.G /
  • 02 July 2020 - 12:06
Sërish me Ijen në krahë, Bes Kallaku sjell projektin e radhës me më të shtrenjtën e tij

Bes Kallaku i ka surprizuar të gjithë me postimin e fundit ku ka treguar se shumë shpejt do të vijë me një projekt muzikor, pjesë e të cilit do të jetë dhe gjyshja e tij, Ija.

Aktori i humorti ka publikuar foton duke zbuluar titullin ‘Ktg’, i cili do të publikohet ditën e sotme në orën 18:00. Megjithatë ajo çfarë ka tërhequr vëmendjen e fansave ka qenë prezenca e Ijes në videoklip.

Ndonëse gjyshja e Besit ka dalë edhe më parë në videoklip, prezenca e saj sjell gjithmonë komente shumë pozitive nga fansat e Kallakut.

Me siguri shumë prej tyre po presin me padurim për të parë Besin krah Ijes edhe në këtë projekt.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

#KTG

A post shared by Bes Kallaku (@bes_kallaku) on

(Kosova Sot Online)