Edhe Rita Ora kërkon mbështetje nga qeveria

  • A.P /
  • 03 July 2020 - 08:07
Edhe Rita Ora kërkon mbështetje nga qeveria

Pandemia Covid-19 ka shkaktuar një rënje drastike të ekonomisë në vende të ndryshme të botës dhe në sektore të ndryshme.

Një nga këto sektorë është edhe ajo e industrisë së muzikës, pasi janë ndaluar përformancat në turma, koncertet, festivalet e dasmat.

Lidhur me këtë në Angli po bëhet thirrje me moton “LetTheMusicPlay”, që të ndihimohën artistët dhe kjo industry.

Thirrjes i janë bashkuar edhe Dua Lipa dhe Rita Ora, kjo e fundit në një postim në Instagram ka thënë se ardhmja për qindra mijëra njerëz që punojnë në muzikë live është e pasigurt, prandaj po bashkohet me thirrjet ndaj Qeverisë së Britanisë që të mbështeten ata që kanë nevojë.

Më poshtë postimi i këngëtares shqiptare:

“Lonely Together (2019)

Tani për tani, e ardhmja për qindra mijëra njerëz që punojnë në muzikë live është e pasigurt. Jam shumë e nderuar të jem pjesë e thirrjes në Qeverinë e Britanisë për të mbrojtur vengjarjet, festivalet dhe të gjithë ata që punojnë në sektorin e drejtpërdrejtë !! 

Le ta tregojmë të gjithë mbështetjen tonë për njerëzit që kanë nevojë duke ngarkuar foto nga shfaqja e fundit ku shkuat me #LetTheMusicPlay dhe të dëgjohen !!

Kjo pamje është nga një prej shfaqjeve të mia të fundit, një koncert në kujtim për mikun tim @avicii në vitin 2019”.

 

(Kosova Sot Online)