Shifër marramendëse, sa kushton ora luksoze e Capital T?

  • G.G /
  • 03 July 2020 - 09:51
Shifër marramendëse, sa kushton ora luksoze e Capital T?

Capital T është një nga reperët më të suksesshëm të momentit dhe sigurisht një nga më të paguarit. Duke qenë i tillë, jeta e tij luksoze dhe blerjet e shtrenjta bien fare lehtë në sy. Në klipin e fundit me Ledrin, “DMP” ai ka mbajtur në dorë një orë nga firma e njohur “Rolex”.

Por sa ka kushtuar kjo orë luksoze? Faqja “What they wearin” ka zbuluar çmimin e saj dhe është një shifër e çmendur. Ajo ka kushtuar plot 12.600 euro.

Megjithatë duke qenë mjaft i talentuar dhe i suksesshëm, ai ia lejon vetes edhe këto blerje me shifra marramendëse.

(Kosova Sot Online)