U komentua për tekstin ngacmues, Mozzik sjell një version të ri të ‘Madonnës’

  • G.G /
  • 03 July 2020 - 10:02
U komentua për tekstin ngacmues, Mozzik sjell një version të ri të ‘Madonnës’

Projekti më i fundit muzikor nga Mozzik, ‘Madonna’ jo vetëm që u kthye menjëherë në hit, por edhe u komentua nga të gjithë ndjekësit për shkak të tekstit ngacmues të tij.

Megjithatë duket se komentet e ndryshme nuk e kanë bezdisur aspak Mozzik, i cili ka vendosur të sjellë një version të ri të saj.
Reperi ka publikuar pak minuta më parë një video ku shfaqet krah vëllait të tij, Getinjo dhe një shoku duke kënduar plot humor ‘Madonnën’.
“Madonna Remix”, ka shkruar Mozzik krah videos duke e shoqëruar me disa emoji të qeshurash.
Siç duket reperi po shijon suksesin e këngës e cila ndonëse hasi komente të ndryshme, numëron 7.5 milionë klikime në 6 ditë.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

MADONNA REMIX ë @getinjo @labinotl1

A post shared by MOZZIK (@mozzik) on

(Kosova Sot Online)