Bes Kallaku publikon këngën e re ‘Katunari Gangsta’, u bën ‘diss’ këngëtarëve shqiptarë

  • G.G /
  • 03 July 2020 - 10:45
Bes Kallaku publikon këngën e re ‘Katunari Gangsta’, u bën ‘diss’ këngëtarëve shqiptarë

Bes Kallaku ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor “KTG”, domethënia e së cilës është “Katunari Gangsta”. Kënga është punuar nga producentët Mixey dhe Apollo, gjersa për tekstin është kujdesur vet Bes Kallaku.

Klipi i këngës është realizuar në fshat, duke iu përshtatur tematikës së këngës. Pjesë e klipit “KTG” është edhe vet gjyshja e aktorit dhe këngëtarit Kallaku. Për anën vizuale është kujdesur Albert Koçaj dhe Orgen Jacaj.

(Kosova Sot Online)