Bye Bye flokëve të gjatë! Loredana nuk njihet me look-un e ri

  • G.G /
  • 03 July 2020 - 13:18
Bye Bye flokëve të gjatë! Loredana nuk njihet me look-un e ri

Kot nuk thonë që flokët janë gjysma e bukurisë së një femre, ndaj ndryshimi i look-ut të transformon totalisht!

Këtë na ka treguar edhe Loredana Zefi në disa foto të reja ku shfaqet me flokët e prerë shkurt, si asnjëherë tjetër!

Reperja shfaqet në automjet duke udhëtuar, ndërsa në pozat e reja shohim modelin e ri me baluken anash dhe gjatësinë që nuk i arrin as te supet!

Loredana nuk ka bërë asnjë koment për këto pamje, por nuk është e vështirë të kuptosh që look-u i ri e ka transformuar totalisht.

Mes fotove shfaqet edhe një duke punuar në studio, çfarë na bën të mendojmë se shumë shpejt do të kemi një projekt të ri!

(Kosova Sot Online)