Tayna mbrëmë dhuroi performancë “elektrizuese” në qytetin e saj të preferuar

  • E.K /
  • 04 July 2020 - 10:29
Tayna mbrëmë dhuroi performancë “elektrizuese” në qytetin e saj të preferuar

Edhe pse në vendin tonë ende nuk është lejuar hapja e klube të natës, në shumë vende fqinjë dhe të Evropës tashmë kjo është e lejuar.

Njëjtë po ndodhë edhe në Shqipëri, ku pothuajse çdo klub nate ka kapur dyert për qytetarë, dhe ndejat po mbahen me një numër të madh njerëzish.

Kështu ka ndodhur edhe mbrëmë në Tiranë ku e ftuar ishte reperja e njohur, Tayna dhe reperi Ledri Vula.

Dyshja dhuruar performancë fantastike, pas një kohe të gjatë pa koncerte për shkak të pandemisë Covid-19.

Pas përfundimit të koncertit, Tayna në një InstaStory u shpreh se e kishte marr malli për një mbrëmje të tillë, ndërsa nuk harroj të cek që Tirana është qyteti i saj i preferuar.

Ndryshe, Tayna është drejt finalizimit të këngës së re e cila pritet të publikohet së shpejti.

(Kosova Sot Online)