“Më dha bekimin e tij”- Këngëtari bën deklaratën tronditëse: Will Smith më lejoi të kryeja marrëdhënie s*ksuale me gruan e tij

  • G.G /
  • 04 July 2020 - 10:56
“Më dha bekimin e tij”- Këngëtari bën deklaratën tronditëse: Will Smith më lejoi të kryeja marrëdhënie s*ksuale me gruan e tij

August Alsina ka folur për aferën e tradhtisë disa vjeçare që kishte me bashkëshorten e aktorit të famshëm Will Smith.

Këngëtari foli për herë të parë pasi Jada Pinkett Smith mohoi se aktori i dha leje që kryente marrëdhënie seksuale me August.

27-vjeçari bëri një postim të gjatë në Instagram, që e shoqëroi me një foto ku shihet përkrah Jadas.

Megjithëse nuk përmendi emrin e Will ose 48-vjeçares në mënyrë të drejtpërdrejtë, ai iu drejtua pretendimeve tronditëse që bëri këtë javë.

“Unë e kuptoj dhe më vjen keq që ndiheni kështu,”- shkroi këngëtari.

Më pas shtoi: “Një kullë e së vërtetës nuk mund të bjerë kurrë, vetëm një kullë e gënjeshtrës mund ta bëjë këtë. E vërteta ime është e vërteta ime. Nuk ka të drejtë apo të gabuar, thjesht është. Unë i kam pranuar mendimet dhe opinionet tuaja, pavarësisht nëse bie dakord me to apo jo.”

Ndërsa u shpreh se e kishte paralajmëruar çiftin e famshëm për bërjen publike të lajmin, për lidhjen e dashurisë që kishte me Jadas.

“I kam telefonuar më përpara,”– tha ai.

Në fillim të kësaj jave, këngëtari pretendoi se Will i dha bekimin e tij që të kishte një romancë me Jadan.

“U ula me Will Smith dhe zhvillova një bisedë me të. Ai më dha bekimin e tij,”- u shpreh 27-vjeçari.

“Unë i përkushtova veten time. Deri në atë pikë sa mund të vdes tani duke e ditur që i dhashë veten time dikujt tjetër,”-u shpreh këngëtari.

Zëdhënësit e çiftit i kanë hedhur poshtë të gjitha pretendimet.

August krijoi miqësi me familjen në vitin 2015, pasi ishte shok i djalit të tyre, 21-vjeçarit Jaden.

Madje i shoqëroi në pushimet në Hawaii në vitin 2016. Gjithashtu mori pjesë në  2017 BET Awards me Jadan.

Jada dhe Will u takuan në 1994 dhe u fejuan vetëm dy vjet më vonë, duke mirëpritur në jetë djalin e tyre, Jaden, në 1999.

Ata gjithashtu kanë edhe një vajzë Willow, e cila lindi në vitin 2000.

(Kosova Sot Online)