Me t’u zgjuar e presin puthjet dhe përqafimet, Marina ndan me fansat momentet e ëmbla të mëngjesit me Getin

  • G.G /
  • 04 July 2020 - 16:41
Me t’u zgjuar e presin puthjet dhe përqafimet, Marina ndan me fansat momentet e ëmbla të mëngjesit me Getin

Një ditë më parë, reperi Getoar Selimi festoi ditëlindjen e 38-të.

Bashkëshortja e tij, Marina Vjollca, u kujdes për një urim special në rrjetin social Instagram, duke i dëshiruar më të mirën burrit të saj.

“Gëzuar ditëlindje për burrin tim të dashur, heroin tim, burrin tim të bukur (Unë doja të të uroja më të mirën, por ti pothuajse më ke mua. Nuk ke nevojë”, shkroi ajo.

Se mes çiftit ekziston një harmoni e mirë mes vete, këtë e dëshmon edhe videoja e fundit që Marina ndau me ndjekësit e saj në Instagram të shtunën.

Bëhet fjalë për një video e cila tregon bukuroshen Vjollca, që me të zgjuar në mëngjes ka marrë një sërë përqafimesh nga bashkëshorti i saj, Geti.

Çifti janë shumë të ndjekur dhe të komentuar për harmonin që ekziston mes tyre, pas kaq vitesh njohje me njëri-tjetrin.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

ë @marina_vjollca

A post shared by ë (@marinavjollccal) on

(Kosova Sot Online)