Labin e sfidojnë me një peticion: Shko vizito pa mbrojtje pacientët me COVID-19

  • E.K /
  • 06 July 2020 - 16:42
 Labin e sfidojnë me një peticion: Shko vizito pa mbrojtje pacientët me COVID-19

Ish-deputeti e këngëtari Labinot Tahiri në vazhdimësi ka deklaruar se koronavirusi nuk ekziston.

Madje, Tahiri vetë ka bërë të ditur se nuk i respekton rregullat e qeverisë për mbajtje të distancës e maskës, e ka dalë në protesta për të kërkuar mbajtjen e dasmave e ahengjeve gjatë verës.

Për këto deklarata të tij, Labinot Tahiri është sfiduar me një peticion, ku i kërkohet që të futet në Klinikë Infektive pa masa mbrojtëse.

Në një peticion të nisur online, që tashmë ka marrë gati 500 nënshkrime shkruhet se Tahiri duhet të veprojë kështu, pasi që si ka ndalur deklaratat për virusin as me shtim të rasteve në vend.

(Kosova Sot Online)