Tayna po vjen me këngë të re

  • A.P /
  • 07 July 2020 - 07:42
Tayna po vjen me këngë të re

Lirimi i masave kundër pandemisë së koronavirusit ka bërë që këngëtarët e estradës sonë të aktivizohen me këngë të reja.

Dafina Zeqiri bashke me Ledrin dhe Lumi B sollën këngën Aman një këngë që ka kapur më shumë se 3.1 milionë klikime. Por, befasia e javës së kaluar ishte Kida dhe Mozzik kënga e të cilëve ka kapur më shumë se gjashtë milionë klikime.

Ghetto Gease me Majk po ashtu bën boom me këngën e tyre “Zhytem”.

E kjo javë duket se është rezervuar për Taynan.

Kujtojmë se Tayna e ka paralajmëruar këngën e re që disa javë por gjatë të hënës ka postuar një foto nga një skenë piktoreske derisa poshtë saj ka shkruar: Së shpejti.

Image

(Kosova Sot Online)