Rihanna ka vendosur ta lërë anash muzikën

  • A.P /
  • 08 July 2020 - 07:44
Rihanna ka vendosur ta lërë anash muzikën

Këngëtarja e njohur nga Barbadosi, Rihanna, ka vendosur ta lërë anash muzikën për një kohë të pacaktuar, për t’u fokusuar në ndërtimin e perandorisë së saj në fushën e modës dhe bukurisë.

Ylli i hitit “Work” nuk ka lansuar muzikë të re që nga albumi i vitit 2016, “Anti”, dhe duket se fansat do të duhet të presin edhe më gjatë për publikimin e incizimit të saj të ri, kjo ngase këngëtarja 32-vjeçare është fokusuar në biznesin e saj, si dhe dëshiron të koncentrohet në krijimin e produkteve të reja për kompaninë “Fenty Beauty”.

“Albumi i nëntë i incizuar në studio i Rihannas është shtyrë deri në kohë të pacaktuar. Ajo dëshiron t’i fitojë milionat e saj me krijimin e produkteve të bukurisë, dhe tani po planifikon ta lansojë një linjë të produkteve për lëkurë të cilat do të prodhohen përmes kompanisë, ‘Fenty Cosmetics’. Edhe linjat e saj të rrobave të brendshme po shënojnë suksese të papara, prandaj Rihanna dëshiron ta shfrytëzoj këtë interesim të publikut në biznesin e saj. Fansat do të duhet të presin dhe më gjatë që këngëtarja të lansojë muzikë të re, pasi ajo dëshiron të shndërrohet në miliardere,” citohet të ketë thënë një burim i afërt i këngëtares dhe afaristes së famshme.

Në muajin prill të këtij viti, Rihanna, e cila ka dhuruar miliona dollarë për organizata të ndryshme gjatë pandemisë së koronavirusit, u tha adhuruesve të saj që të mos e bezdisin me pyetje rreth lansimit të muzikës së re, derisa ajo është duke u përpjekur ta shpëtojë botën.

Image

(Kosova Sot Online)