Kush po e detyron Loredanën të bëjë çfarë?! Mesazhi i papritur i reperes që po na bën të dyshojmë

  • G.G /
  • 07 July 2020 - 10:17
Kush po e detyron Loredanën të bëjë çfarë?! Mesazhi i papritur i reperes që po na bën të dyshojmë

Loredana vijon të na çudisë me veprimet e saj dhe së fundmi na ka vënë tepër në dilemë.

Ai ka bërë një postim të kodifikuar në Instastory, që duket si një mesazh, i drejtuar dikujt, por se kujt s’e dimë.

E bardhë në të zezë, në postimin e reperes së sukseshme shkruhet vetëm : “Don’t push me”.

“Don’t push me” përkthehet “Mos më detyro”  dhe mund t’i thuhet dikujt që po përpiqet të të detyrojë të bësh diçka që nuk do ta bësh, jo vetëm diçka që nuk je ende gati për ta bërë.

Atëherë, lind natyrshëm pyetja, se kush po e detyron reperen të bëjë çfarë?!

Së fundmi,  autorja e hitit “Angst”  është komentuar nga mediat për ndryshimin e look-ut, pasi i ka bërë flokët as më pak dhe as më shumë se si Madona, e cila e ka patur këtë model flokësh vite më parë.

Dhe ndryshimi i saj erdhi pikërisht pas këngës së bujshme të ish-bashkëshoritit të saj, që i dha këtij të fundit një super sukses.

Reperja ka njoftuar projektin e ri në bashkëpunim me Summer Cem dhe KC Rebell, që publikohet këtë javë.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Üblicher Donnerstag 23:59 ë @summercem @kcrebell #neinloredanaistaufmaximum

A post shared by Loredana (@loredana) on

(Kosova Sot Online)