U akuzua për armëmbajtje pa leje, Gjiko del përballë gjykatës

  • G.G /
  • 07 July 2020 - 16:32
U akuzua për armëmbajtje pa leje, Gjiko del përballë gjykatës

Reperi i njohur, Gjiko, është akuzuar për armëmbajtje pa leje. Gjykata Themelore në Pejë e ka dënuar me 400 euro gjobë reperin dhe mikun e tij, Valon Alija, për të njëjtën akuzë.

Sipas aktgjykimit të shpallur të martën shumën prej 400 euro të pandehurit detyrohen ta paguajnë në afat prej 30 ditëve pasi aktgjykimi të marrë formën e prerë. Nëse nuk e paguajnê, dënimi me gjobë do të shndërrohet në dënim me burg. Në aktakuzë thuhet se, i pandehuri Gjikolli, në kohë të panjohur e në vazhdimësi deri më 8 tetor 2019, në parkingun e restorantit Univers në Pejë, mban në pronësi, në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm, armën Pistoletë me gas, e markës së panjohur, cal. 9mm dhe me të shtinë në ajër disa herë gjatë një ahengu familjar, të cilën armë ia konfiskojnë Policia e Kosovës, së bashku me dy karikator dhe një fishek me gas, pasi kishin siguruar një video të postuar në rrjetin social “Instagram” ku i dyshuari shihet duke shtënë me të njëjtën.

Gjiko ka shprehur pendim dhe ka treguar se nuk do të përsërisë më kurrë veprime të tilla.

(Kosova Sot Online)