Ja si lindi bashkëpunimi i Dafinës me Ledrin dhe Lumi B

  • G.G /
  • 08 July 2020 - 10:03
Ja si lindi bashkëpunimi i Dafinës me Ledrin dhe Lumi B

Dafina ka folur për bashkëpunimin e fundit.

Bashkëpunimi mes Dafina Zeqirit, Ledri Vulës dhe Lumi B është bërë kryefjala e mediave në këto ditë.

Kështu që tani Dafina po shijon suksesin e HIT-it në Shqipëri, pikërisht në Jal, aty ku ka ndezur festën me këngët e saj në një nga club-et më të njohura.

Këngëtarja e njohur në një intervistë ka treguar më shumë për albumin më të ri të saj “Dafinë Moj” dhe se si e ka kaluar periudhën e izolimit gjatë karantinës.

Madje tregoi edhe se si lindi ideja e bashkepunimit me 2 reperat e njohur, Lumi B dhe Ledri Vulën, një projekt që të gjithë mezi e prisnin.

Irini: Ju performuat edhe këngën më të fundit të cilën sapo e keni publikuar në bashkëpunim me Ledrin dhe Lumi B, si ka qenë ky bashkëpunim dhe si lindi ideja?

Dafina Zeqiri: Unë me Lumin dhe Ledrin njihemi që prej 14 vitesh kështu që është “fun” të bashkëpunosh me kolegë me të cilët kemi punuar që në fillimet e karrierës. Kur lindi ideja të bënim bashkëpunimin…. kam disa bashkëpunime vetëm me Ledrin apo vetëm me Lumin, menduam që do të ishte interesante të bënim një bashkëpunim të tre së bashku.

(Kosova Sot Online)