S’e kishim parë kurrë kokëkuqe! Si ju duket Fifi me look-un e ri?

  • G.G /
  • 08 July 2020 - 10:31
S’e kishim parë kurrë kokëkuqe! Si ju duket Fifi me look-un e ri?

Jemi mësuar ta shohim gjithmonë brune, por si mund të rezistonte Fifi pa bërë një ndryshim në look kur tashmë të gjithë po luajnë me pamjen e tyre?

Videoklipi i ri në bashkëpunim me Young Zerkën do ta sjellë këngëtaren kokëkuqe, siç nuk e kishim parë kurrë më herët.

Vetë Fifi ka ndarë në Instagram një foto krah Zerkës dhe në fakt jo vetëm flokët, por shfaqet e veshur me të kuqe nga koka tek këmbët.

Si ju duket me këtë look?

Bashkëpunimi i dyshes do të titullohet “Pa gajle” dhe do të presim edhe tre ditë për ta dëgjuar.

“10.07.2020 ora 17:00 #PaGajle @youngzerka /”- shkruan këngëtarja krahas postimit.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

10.07.2020 ora 17:00 #PaGajleë @youngzerka / @cekicbeatz @imaginefilms @keymanagement1

A post shared by Filloreta Racëi (@fifi.official.fr) on

(Kosova Sot Online)