Këngëtarja Adelina Thaçi rezulton pozitiv me COVID 19 - ajo i kërkon të gjithëve të mos e fshehin virusin
Këngëtarja e njohur shqiptare Adelina Thaçi përmes një postimi në llogarinë e saj sociale ka bërë të ditur se ka rezultuar pozitiv në testin për Covid 19, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".
Ajo i ka apeluar qytetarët që mos ta fshehin virusin, derisa ka bërë të ditur se siptomat e para ishin lodhje të madhe të trupit, dhimbje të syve lartë, poshtë, anash, kokëdhimbje dhe qafa...
Ky është postimi i plotë pa ndërhyrjen e redaksisë:
Te dashure miq e familjare,
Pas kaq muajve te kujdesit ne maximum nga ky virus,pa dal asnjihere pa maska pa doreza,besa 3 muajt e pare as nga shtepija.
Ne mesin e kesaj popullate kemi kaq shume njerez te pa pergjegjshe qe i hasim e e mshefin pa asni fije turpi.
Une hasa ne keto simptoma
Para dy dite, pra;
Lodhje te madhe te trupit
Dhimbje te syve larte, poshte, anash, kokedhimbje dhe qafa.
Une skam humbje te shijes e as te nuhatjes, jo koll.
Temperature 37.5
Pra keto ishin simptomet e mija
Dhe e bona testin ku para pak qastesh me rezultoi pozitiv.
Ju lutem mos fshehni qe jeni me virus, mos dilni pa masa mbrojtese, e ju njerez qe e fshihni duhet marre me ju ardh, e qe e di qe jeni te shumt!
Me respekt Adelina Thaqi Meta
(Kosova Sot Online)