“Kur bekohesh me një djalë që të thotë këto fjalë”, ja mesazhi special i Fernandos për Çiljetën

  • G.G /
  • 09 July 2020 - 09:47
“Kur bekohesh me një djalë që të thotë këto fjalë”, ja mesazhi special i Fernandos për Çiljetën

Çiljeta duket se është surprizuar në formën më të bukur nga djali i saj, Fernando, i cili ka lënë një shënim shumë të ndjerë në shtëpi duke e quajtur njeriun e zemrë së tij.

“Është dora jote që më përkëdhel çdo natë, është zëri yt që më qetëson, është trupi yt që ngrohtësi më fal. Dua të të kem pranë, deri kur dita të agojë. Ti për mua je gjithçka në këtë botë e s’ka njeri të të zëvendësojë. Ti për mua je gjithçka e për ty gjithmonë do të kem nevojë”, shkruhej në letrën e lënë nga Fernando.

“Kur bekohesh me një djalë që të thotë këto fjalë e ta ngjit me super atak dhe te frigoriferi që mos shqitet më”, ka shkruar Çiljeta krah postimit në ‘Instastory’ ku duket se është gëzuar shumë nga kjo surprizë.

Kujtojmë se Xhilaga ka treguar se kujdeset maksimalisht për djalin dhe se ai është prioriteti kryesor i saj.

(Kosova Sot Online)