“Mos bëni më këngë me gucci e shampanjë”, Capital T i kthen ndjekësit përgjigjen epike

  • G.G /
  • 09 July 2020 - 09:52
“Mos bëni më këngë me gucci e shampanjë”, Capital T i kthen ndjekësit përgjigjen epike

Reperi i njohur, Capital T, është shfaqur mjaft i entuziasmuar në një video në “Instagram” për suksesin e këngës së tij “Flawless”. “Flawless jam shumë krenar për ty. Krejt ndryshe nga çfarë bën industria edhe prap ja dole me triumfu me sukses”, shkruan ai krahas videos.

Mirëpo një koment i një ndjekësi ka hasur në reagimin e reperit. “Pash Zotin veç kenge me gucci, shampanje e kshu mos beni me se ka fillu tu na dal gjak nga veshet. Shqiptaret tan jeten kane ngrene groshe, na bejne filma tani”, shkruan fansi. “Prandaj që tani na ka ardh dita bëjmë filma.

Po groshin e hamë prapë ne, çke ti”, i kthehet reperi. Menjëherë shumë fansa kanë qeshur me përgjigjen e tij, duke i dhënë mbështetjen maksimale.

(Kosova Sot Online)