I ndajnë kilometra të tërë, por Ardian Bujupi nuk harron të urojë publikisht të dashurën për ditëlindje

  • G.G /
  • 09 July 2020 - 10:17
I ndajnë kilometra të tërë, por Ardian Bujupi nuk harron të urojë publikisht të dashurën për ditëlindje

Këngëtari Ardian Bujupi po shijon romancën e tij të re me një modele indiane, e cila quhet Sabrine Khan. Vajza në fjalë është modele në klipin e ri të këngëtarit të titulluar “Modela”. 

Ne kete klip ai jo vetëm që ka njohur modelen tërheqëse, por mes tyre kane lindur edhe shkëndija. Duket se gjërat janë bërë aq serioze mes çiftit, saqë këngëtari dhe Sabrine kanë vendosur ta bëjnë tashmë “zyrtare” marrëdhënien.

Në profilet e tyre në rrjetet sociale fotot në shoqërinë e njëri-tjetrit janë të shumta, teksa videot e tyre të TikTokut janë bërë virale.

Po ashtu sot këngëtari nuk ka hezituar ta uroj në Instastory, ku ka publikuar dy foto: një ku shfaqen të dy dhe një të Sabrine, teksa mbi foto ka shkruar: “Gëzuar ditëlindjen!”

Ardian prej disa ditësh ndodhet në Shqipëri pasi ka xhiruar këngën në bashkëpunim me Xhensilën, që del të premten, duke kaluar kështu pak kohë larg Sabrine-s.

(Kosova Sot Online)