Madonna e ka refuzuar Trump për të dalë, libri i mbesës së presidentit i nxjerr atij sekretet

  • G.G /
  • 10 korrik 2020 - 10:09
Madonna e ka refuzuar Trump për të dalë, libri i mbesës së presidentit i nxjerr atij sekretet

Pritet që në 14 korrik mbesa e Donald Trump, Mary Trump të publikojë libër për xhaxhain e saj me titull “Si familja ime krijoi njeriun më të rrezikshëm në botë”. Në mesin e shumë sekreteve, ajo ka treguar se Madonna refuzoi të dilte në një takim me Donald Trump, kur ai ishte një biznesmen i suksesshëm dhe jo president i SHBA-ve.

Sipas Mary Trump të gjitha gratë që kanë refuzuar për ti dalë në takim janë ofenduar nga presidenti. Për Madonnën ai ka thënë se e përtyp çamçakëzin në një mënyrë aspak tërheqëse.

‘Ka përdorur sharjet dhe komentet më të këqija dhe më të shemtuara’, shkruan Mery.

Kujtojmë se sekretarja e shtypit të Shtëpisë së Bardhë, është shprehur për librin se ka plot trillime dhe pretendime qesharake.

(Kosova Sot Online)