‘Kjo nuk është dashuri e zakonshme”- Ronela Hajati e lënduar pas ndarjes nga Young Zerka?

  • G.G /
  • 10 July 2020 - 12:48
‘Kjo nuk është dashuri e zakonshme”- Ronela Hajati e lënduar pas ndarjes nga Young Zerka?

Ronela Hajati pak kohë më parë konfirmoi se i ka dhënë fund lidhjes disa vjeçare me Young Zerkën.

Dhe duket se këngëtarja nuk e ka përjetuar mirë ndarjen nga partneri i saj.

Mbrëmjen e së enjtes ajo publikoi një video teksa udhëtonte me makinë në rrugët e Prishtinës nën tingujt e këngës “No ordinary love”.

Ndërsa në përshkrimin e videos shkroi: “Bosh”.

Nuk dihet nëse kënga është një pasqyrim i gjendjes shpirtërore të Ronela Hajatit.

Në një intervistë së fundmi, ajo është shprehur se është më e padashuruar se asnjëherë tjetër dhe aktualisht është e fokusuar tek puna.

Ronela tha se izolimi e ndihmoi të rigjejë veten dhe t’ia nisë punës.

Ajo theksoi se është e kotë të kërkojë gjëra për të cilat nuk e di nëse do ndodhin ndonjëherë.

“Jam çuditërisht më e padashuruar se asnjëherë dhe jam vetëm, e fokusuar tek puna. Kjo karantina më ka ndihmuar shumë të rigjej vetveten, t’ia rinis punës me shpresën që Zoti i di të gjitha, i ka shkruar disa gjëra për ne. Ndonjëherë është e kotë të kërkojmë gjëra që nuk e dimë nëse do të bëhen ndonjëherë,”– tha këngëtarja.

(Kosova Sot Online)