Kylie Jenner tregon trupin me bikini, por të gjithë sytë te modeli palestinez i zhveshur pas saj!

  • G.G /
  • 10 July 2020 - 12:59
Kylie Jenner tregon trupin me bikini, por të gjithë sytë te modeli palestinez i zhveshur pas saj!

Kylie Jenner vijon të na tregojë se po i shijon në maksimum pushimet e saj luksoze në kanionet Piont në Utah.

22-vjeçarja ka publikuar sërish disa foto të reja ku shfaqet me bikini në ngjyrë portokalli në formë të përkryer fizike.

Dhe teksa shfleton fotot për të admiruar Kylie-n papritur në njërën prej tyre shfaqet miku i saj Fai Khadra.

Modeli palestinez i cili po shoqëron Kylie-n në udhëtimin e saj mes miqsh, vijon të tërheqë vëmendjen e fansave të cilët ende janë në dilemë për marrëdhënien me Travis Scott.

Djaloshi simpatik është prej kohësh shok me motrat Jenner, dhe madje e kemi parë shpesh në fotot e Kylie-t apo Kendall-it.

Por pasi Kylie fshiu një foto me të nga Instagrami, të gjithë nisën të mendojnë se ajo mund të ketë më tepër sesa një marrëdhënie miqësore me Fai-n.

Fai ka qenë mik për një kohë të gjatë me motrat, veçanërisht Kendall, e cila u ka dhënë fund thashethemeve për një romancë mes tyre, në më shumë se një rast.

Por Kylie përse nuk po e bën?! Mos po përpiqet të bëjë ndonjërin xheloz?

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

where do we go from here

A post shared by Kylie ë (@kyliejenner) on

(Kosova Sot Online)