Angelina Jolie dhe Brad Pitt arrijnë marrëveshje për kujdestarinë e fëmijëve

  • E.K /
  • 10 korrik 2020 - 18:09
Angelina Jolie dhe Brad Pitt arrijnë marrëveshje për kujdestarinë e fëmijëve

Angelina Jolie dhe Brad Pitt do ta ndajnë kujdestarinë e fëmijëve falë terapisë familjare që morën, katër vjet pas ndarjes.

Angelina Jolie dhe Brad Pitt janë në fund bashkë-prindër të gjashtë fëmijëve të tyre, shkruan TheSun.

Tensionet janë shkrirë midis aktores, 45 vjeçe dhe fituesit të “Oscar”, 56 vjeç, pas viteve të “terapisë familjare”, pohuan burimet.

Dyshja, të cilët u ndanë në vitin 2016, janë prindër të djemve Maddox, 18 vjeç, Pax, 16 vjeç dhe Knox, 12 vjeç dhe vajza Zahara, 15 vjeçe, Shiloh, 14 vjeçe dhe Vivienne, 12.

“Ata patjetër kishin nevojë për ndihmë për të kuptuar të gjitha çështjet e kujdestarisë së fëmijëve dhe si Brad mund të ishte përsëri baba,” tha një burim për “People”.

“Meqenëse fëmijët janë më të rritur tani, ata nuk merren më me çështje të ndarjes nga Angie”, shtoi ai.

Sipas atij burimi, atyre iu është dashur kohë e gjatë me shumë terapi familjare, për të arritur në këtë pike.

Brad dhe Angelina u martuan më 2014 pasi u takuan në xhirimet e “Mr and Mrs Smith” më 2005. Ata paraqitën divorcing në vitin 2016 dhe po kalojnë një betejë të zgjatur për kujdestarinë e fëmijëve.

Lajmi për marrëveshjen mes tyre vjen pak kohë pasi Brad u pa duke lënë shtëpinë e Angelinës, pas qëndrimit dy-orësh.

Në fillim të këtij muaji, Angelina tha se ndarja e tyre ishte vendimi i duhur për të ruajtur mirëqenien e familjes.

(Kosova Sot Online)