Shumë shpejt projekti i ri, Tayna zbulon një pjesë të “Bass”

  • G.G /
  • 11 July 2020 - 10:12
Shumë shpejt projekti i ri, Tayna zbulon një pjesë të “Bass”

Tayna ka ndarë herë pas here pamje të ndryshme nga projekti më i fundit muzikor të cilin pritet ta publikojë shumë shpejt. Pas pritjes së gjatë të fansave, reperja ka zbuluar një pjesë të projektit ku shfaqet me flokët ngjyrë rozë në llogarinë e saj.

“Të dielën në orën 16:00 ‘Bass’”, ka shkruar Tayna në postimin e fundit në rrjetet sociale.
Kujtojmë se projekti i fundit i Taynës ishte ai në bashkëpunim me Mozzik ‘Lakmitare’ i cili u kthye në një hit dhe numëron miliona klikime në ‘Youtube’.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

T'dielen n'ora 16:00 "Bass" ë

A post shared by Tayna (@tayna) on

(Kosova Sot Online)