“Një nga momentet më të lumtura”- Fotoja që nxori zbuluar Sara Hoxhën dhe Ledri Vulën, ja gjinia e bebit që pret çifti

  • 11 July 2020 - 18:19
“Një nga momentet më të lumtura”- Fotoja që nxori zbuluar Sara Hoxhën dhe Ledri Vulën, ja gjinia e bebit që pret çifti

Këngëtari Ledri Vula festoi dje 34-vjetorin e lindjes. Dhe urimi më i ëmbël dhe i bukur iu bë nga e dashura e tij Sara Hoxha.

Ajo publikoi foton e momentit të tyre më të lumtur si çift dhe u tha ndjekësve që ishte shumë e lumtur që po e ndante me ata.

Burime për Prive.al kanë zbuluar se pse ky moment është kaq i rëndësishëm për Sara Hoxhën dhe Ledrin.

Sipas këtyre burimeve të informacionit, fotoja është shkrepur në momentin kur Sara Hoxha ka konfirmuar shtatzëninë.

Raportohet se ajo është në muajin e 5-të të shtatzënisë dhe gjinia e foshnjës është vajzë.

“Kjo ishte një nga ditët më të lumtura në jetën tonë dhe pata fatin ta ndaja me ju. Për shumë ditë të tjera si kjo ë Gëzuar ditëlindjen mashkullit që dëshiroj ta mbaj përgjithmonë në zemrën time ë #Culi”- shkroi ajo.

Ndërsa në foto çifti pozoi duke u puthur në perëndim të diellit.

“Panorama Plus” raporton se Sara Hoxha dhe Ledri nga momenti në moment mund të shkëmbejnë ndonjë unazë për ta zyrtarizuar marrëdhënien.

Edhe pse asnjëri nga ata nuk e ka pranuar ende zyrtarisht, kanë lënë të kuptohet se mezi po e presin ardhjen e bebit.

(Kosova Sot Online)