Angela Martini shtatzënë?

  • A.P /
  • 12 July 2020 - 09:08
Angela Martini shtatzënë?

Modelja e njohur Angela Martini është duke shijuar verën në maksimum së bashku me bashkëshortin e saj.

Teksa ka postuar një foto në rrjetin social Instagram është vënë re se barku i modeles është më i fryrë se herët e tjera çka ngre dyshime se Angela mund të jetë në pritje të ëmbël.

Duke mbajtur një gotë shampanjë në dorë, e veshur me reçipetat e plazhit dhe në pjesën e poshtme një fund me rrjetë, barku i modeles duket më i fryrë se zakonisht.

Kjo gjë është vënë re dhe nga komentuesit të cilët shkruajnë se mos ajo është shtatzënë.

Kujtojmë se Angela e ka shprehur dëshirën për të pasur shumë fëmijë dhe mbase ky është i pari që modelja do sjellë në jetë.

Image

(Kosova Sot Online)